Fitorja me Shqipërinë ka rritur optimizmin në kampin izraelit. Trajneri Andy Herzog u shfaq i kënaqur pas suksesit në Bersheva, ku vlerësoi portierin Harosh, ndërsa pranoi se kombëtarja shqiptare luajti më mirë në pjesën e parë.

Andy Herzog, trajner i Izraelit:

Ende nuk kemi arritur asgjë, pavarësisht dy fitoreve radhazi. Mendoj se në këtë ndeshje Ariel Harosh ishte në një formë shumë të mirë. Ai dha edhe pasimin për golin e parë dhe është gjithmonë e dobishme të kesh një portier të tillë. Mendoj se Shqipëria luajti më mirë gjatë pjesës së parë.

Vetë portieri Arial Harosh tha për gazetarët izraelitë se ishte ndeshja më e mirë e karrierës dhe se kishte bindjen se as plumbat nuk do ta kishin kaluar. Ky sukses bën që Izraeli të qëndrojë në krye të Grupit 1 me 6 pikë.

Tv Klan