Izraeli është një nga vendet që ka ecur më shpejt me procesin e vaksinimit kundër Covid-19. Por procesi i vaksinimit ka hasur në disa vështirësi, pasi të rinjtë nuk dëshirojnë që të bëjnë vaksinat e Covid.

Autoritetet kanë nisur një fushatë joshjeje për të gjithë ata që ende nuk janë bindur për të marrë dozat e vaksinës. Sot në disa qendra vaksinimi për qytetarët janë ofruar pica, ëmbëlsira dhe kafe, duke shpresuar se qytetarët mund të ndryshonin mendimin e tyre.

Deri tani rreth 43% e qytetarëve kanë marrë të paktën një dozë vaksine të Pfizer dhe Izraeli ka nisur zbutjen e masave kundër Covid të vendosura që në 27 Dhjetor.

Deri tani bëhet me dije se nga e diela do të rihapen shumë biznese dhe më të privilegjuar do të jenë qytetarë që janë vaksinuar plotësisht.

Tashmë Izreali synon që të vijojë me ritme të shpejta dhe vaksinimin e pjesës tjetër të popullsisë, duke dekurajuar ata që nuk do të preferojnë që nuk duan të bëjnë vaksinën./tvklan.al