Udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Kanadasë kërcënuan të hënën me veprime kundër Izraelit nëse nuk ndalon ofensivën ushtarake në Gaza dhe nuk heq kufizimet e ndihmës, duke shtuar presionin mbi kryeministrin BenjaminNetanyahu.
Ndërhyrja vjen pasi ushtria izraelite filloi një operacioni të ri të premten dhe kryeministri Netanyahundeklaroi të hënën se Izraeli do të marrë kontrollin e të gjithë Gazës.
“Mohimi i ndihmës thelbësore humanitare nga qeveria izraelite për popullsinë civile është i papranueshëm dhe rrezikon të shkelë Ligjin HumanitarNdërkombëtar “, thuhet në një deklaratë e përbashkët të lëshuar nga qeveria britanike.
“Kundërshtojmë çdo përpjekje për të zgjeruar vendbanimet hebraike në Bregun e pushtuar Perëndimor … Nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime të mëtejshme, duke përfshirë sanksione.”
Izraeli ka bllokuar hyrjen e ndihmave mjekësore, ushqimore dhe të karburantit në Gaza që nga fillimi i marsit me qëllim për t’i bërë presion Hamasit të lirojë pengjet.
“Kemi mbështetur gjithmonë të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit. Por ky përshkallëzim është tërësisht joproporcional”, thanë tre udhëheqësit perëndimorë, duke shtuar se nuk do të qëndrojnë duarkryq ndërsa qeveria e Netanyahut ndjek “këto veprime të shëmtuara”.
Ata gjithashtu deklaruan mbështetjen e tyre për përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe thanë se ishin të përkushtuar për të njohur një shtet palestinez si një kontribut në arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete.
Disa media izraelite kanë raportuar gjithashtu për tension në zyrën e Netanyahut pasi kërcënime ka bërë edhe ShBA-ja me ndërprerjen e ndihmës ekonomike dhe ushtarake nëse vijon pushtimi i Gazës.
Klan News