Kërkohet pushimi i çështjes. Tel Avivi: Është shtrembëruar realiteti

Këtë të Premte, radha ishte e Izraelit për t’u mbrojtur ndaj akuzave për gjenocid në Rripin e Gazës. Qeveria izraelite ka dërguar si rrallë herë në praktikat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, një ekip ligjor të nivelit të lartë përfshirë edhe prokurorë në detyrë, për të hedhur poshtë padinë e depozituar nga Afrika e Jugut, ku Izraeli akuzohet se synimi i luftës në Rripin e Gazës është pushtimi dhe spastrimi i territorit nga palestinezët.

“Nëse ka pasur veprime që mund të quhen “gjenocid”, atëherë ato janë kryer kundër Izraelit”. 

Pala izraelite pretendon se është viktimë e masakrave të grupit palestinez Hamas, si ajo e 7 Tetorit dhe lufta në Rripin e Gazës nuk ka synim as pushtimin as spastrimin etnik, por vetëm çlirimin e territorit nga pushteti i Hamasit dhe demilitarizimin. Paralelisht me procesin e nisur të Enjten, jashtë dyerve të gjykatës, dy grupe që mbështesnin Izraelin dhe Palestinën zhvillonin manifestime të ndara.

Tv Klan