Kabineti i sigurisë në Izrael ka miratuar armëpushimin në Gaza.

Sipas BBC, lajmin e kanë bërë të ditur një zyrtar i Hamasit.

Armëpushimi raportohet se do të hyjë në fuqi në orën 02:00 me kohën lokale (23:00 ).

Sulmet e reja ajrore izraelite goditën Gazën, ndërsa përplasjet hynë në ditën e 11-të. Konflikti mes Palestinës dhe Izraelit ka marrë të paktën 232 jetë në Gaza dhe 12 në Izrael.

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken është shprehur se ai ka folur me Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi dhe përsëriti mesazhin e Presidentit Biden se SH.B.A. priste të shihte një armëpushim.

Ai theksoi se kishte një shqetësim të thellë dhe të përbashkët në të gjithë botën për vdekjet e Palestinezëve dhe Izraelitëve. Qëllimi i SHBA ishte t’i jepte fund dhunës, shtoi ai./tvklan.al