Sulme intensive në veri, goditen 450 objektiva të Hamasit
Trupat izraelite rrethuan pjesën veriore të Rripit të Gazës, duke e ndarë më dysh territorin jugperëndimor palestinez.
Këto filmime nga terreni u shpërndanë nga vetë trupat e mbrojtjes së Izraelit, që sqaruan se gjatë orëve të fundit janë goditur 450 objektiva të Hamasit. Sipas reporterëve në terren, këto duken si luftimet më intensive që prej 7 Tetorit.
Që nga nisja e konfliktit, Hamasi bën të ditur se nga bombardimet kanë humbur jetën mbi 10 mijë persona ne Gaza.
Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu gjatë një takimi me ambasadorët e huaj premtoi se pas shkatërrimit të Hamasit, popullit të Gazës do t’i ofrohet një ardhme dhe shpresë.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në Ankara, në takimin mbi dy orësh me kryediplomatin Hakan Fidan, u përball me kërkesën e Turqisë për armëpushimin e menjëhershëm dhe të përgjitshëm nga Izraeli dhe ndalimin e zhvendosjen së popullatës nga Gaza.
Blinken nga ana e tij ka garantuar se nuk do të lejohet dëbimi i palestinezëve nga territoret e tyre dhe se Shtetet e Bashkuara janë për një zgjidhje me dy shtete.
Tv Klan