Ushtria izraelite ka nisur ofensive të madhe tokësore që synon mposhtjen e Hamasit dhe lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza. Forcat e Mbrojtjes Izraelite njoftuan në llogarinë e tyre në X se kishin mobilizuar trupa për të pushtuar zona strategjike të Rripit të Gazës.
Nga sulmet mbetën të vrarë të paktën 146 palestinezë dhe u plagosën qindra të tjerë. Ofensiva tokësore erdhi pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump përfundoi turneun e tij në Lindjen e Mesme.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i alarmuar nga zgjerimi i operacionit tokësor izraelit ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.
Po ashtu Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit që të veprojë për të parandaluar genocidin.
Klan News