Izraeli po i kthehet jetës para pandemisë


Izraeli po i kthehet jetës para pandemisë

13:50 01/06/2021

Rihapet ekonomia dhe arsimi, shkalla e infektimeve në vend tepër e ulët

Programi i suksesshëm i vaksinimit i ka dhënë mundësi Izraelit që të heqë të gjitha kufizimet e Covid-19. Ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein është shprehur se rikthimi në normalitet është shumë pranë.

Kjo do të thotë që institucionet publike do të jenë të hapura si për njerëzit e vaksinuar, ashtu edhe për të pavaksinuarit. Po ashtu janë hequr të gjitha kufizimet për vizitat në restorante, dyqane dhe ngjarje kulturore.

Megjithatë, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura do të mbetet e detyrueshme dhe ndalesat për shumicën e udhëtarëve drejt Izraelit do të vazhdojnë. Më shumë se 90 % e njerëzve të moshës 50 vjeç e lart janë vaksinuar nga koronavirusi.

Të ashtuquajturat sisteme Purple Badge dhe Green Pass do të shfuqizohen që do të thotë se izraelitët nuk do të kërkojnë më prova të vaksinimit për të hyrë në vende të ndryshme. Nuk do të ketë kufizime të tjera në tubime, brenda ose jashtë.

Aktualisht, 22 spitale në Izrael nuk kanë një pacient me COVID dhe nuk ka asnjë personel mjekësor në karantinë. Shkalla e sëmundshmërisë në vend mbetet e ulët, megjithë rihapjen e pjesës më të madhe të ekonomisë dhe sistemit shkollor.

Klan News







Të ngjashme