Qytetarët në Izrael po përgatiten që të festojnë Vitin e Ri Hebre këtë të premte, por qeveria ka vendosur që të të rikthejë karantinën. Vendimi që pritet të hyjë në fuqi nga pasditja e sotme nuk është pritur mirë nga banorët të cilët janë shprehur se do të ketë dëme të mëdha në ekonomi dhe gjithçka ka ardhur si pasojë e  politikave të dështuara të qeverisë.

Karantina e dytë në Izrael pritet të zgjasë 3 javë dhe Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numrat e të infektuarve janë shumë të larta, pasi në 24 orë janë regjistruar më shumë se 5,238 raste të reja.

Ky vend një ditë më parë ishte në krye të listës globale për infektime ditore, në propocion me numrin e banorëve.

Sipas mediave vendase, qytetarët do jenë të detyruar që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe mund të lëvizin vetëm për të blerë ushqimet e domosdoshme apo për të ndihmuar të moshuarit.

Shkollat dhe shumica e dyqaneve do të mbyllen, po ashtu do të ndalohen dhe të gjitha grumbullimet dhe askush nuk do ketë të drejtë të dalë nga qyteti në të cilin jeton./tvklan.al