Bejruti u godit nga më shumë se 10 sulme ajrore izraelite ku u dëmtuan ndërtesa banimi.
Izraeli gjithashtu kreu sulme në rajonin e Baalbek në lindje të Libanit. Kryeministri Najib Mikati ka kritikuar zgjerimin e sulmeve të Izraelit ndaj vendit të tij, duke thënë se kjo tregon refuzimin izraelit të një armëpushimi pas më shumë se një muaji luftë.
“Kërcënimet e përsëritura të Izraelit ndaj popullatës për të evakuuar qytete dhe fshatra të tëra dhe shënjestrimi i tij i ri i periferive jugore të Bejrutit me sulme shkatërruese, janë të gjithë tregues që konfirmojnë refuzimin e armikut izraelit ndaj të gjitha përpjekjeve që po bëhen për të siguruar një armëpushim”, tha Mikati në një deklaratë.
Të paktën 55 persona u vranë në sulmet izraelite në të gjithë Gazën në 24 orët e fundit.
Dhjetra të tjerë u vranë në sulmet izraelite në qytetin Deir Al-Balah, kampin Nuseirat dhe qytetin Al-Zaëayda në Rripin qendror të Gazës.
Ndërkaq Izraeli eshte në gatishmëri të lartë nga rreziku i një tjetër sulmi nga Irani. Alarmi vjen pas paralajmërimit të nënkomandantit të Gardës Revolucionare Iraniane, Ali Fadavi i cili tha se përgjigja kundër sulmit izraelit të 25 Tetorit që vrau 4 ushtarë iranianë do të jetë e afërt. Sipas tij, Irani nuk ka lënë ndonjë sulm pa përgjigje prej më shumë se 40 vitesh.
CNN shkruan se ushtria izraelite pret që kundërpërgjigja e Teheranit të ndodhë brenda pak ditësh para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Klan News