Dy kartonë të kuq, dy 11-metërsha, dhe tre gola. Shqipëria e mbylli me humbje ndeshjen me Izraelin, rivalin për vendin e tretë në grup.

Humbja e kuqezinjve i faturohet arbitrit të ndeshjes, turko-gjermanit Deniz Aytekin, i cili që në minutën e 18′ ndëshkoi me të kuq për një faul të paqenë Berat Gjimshitin ndaj Zahavit dhe në kundërshtim me rregulloren akordoi edhe një 11-metërsh për izraelitët.

Arbitri duhet të kishte dhënë vetëm një prej ndëshkimeve.

Në fund të 45 minutëshit Shqipëria e ngriti lojën e saj, por pa mundur të barazojë rezultatin.

Me fillimin e të dytës kuqezinjtë ndëshkohen sërish me të kuq dhe me 11-metërsh. Simulimin në zonë i Zahavit irritoi portierin Berisha, i cili reagoi me nervozizëm ndaj tij.

Në portë u fut Alban Hoxha, i cili u zëvendësua me Llullakun. Hoxha e bëri detyrën e tij duke e pritur 11-metërshin.

Në të 66’ erdhi goli i dytë i izraelitëve nga Einbinder. Me 9 lojtarë, të çorientuar dhe të irrituar futbollistët shqiptarë gabojnë shumë. Në të 84’ erdhi edhe goli i tretë.

Humbja me Izraelin ishte ndeshja e fundit për vitin 2016 e kombëtares.

Izraeli, Shqipëria në sulm nga minuta e parë

Stërvitja e fundit e Kombëtares e zhvilluar mbrëmjen e së premtes, në Elbasan Arena duket se ka zbuluar formacionin që trajneri De Biasit do të përdorë kundër Izraelit në ndeshjen e sotme.

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më parë, tekniku do të përdorë një formacion me karakter sulmues.

Teksa reparti i mbrojtjes nuk ndryshon, në mesfushë e ka nisur nga minuta e parë Odise Roshi.

Fieraku do të jetë përkrah Kukelit, Xhakes dhe Memushajt. Ky i fundit mendohet se do të jetë pika kryesore nga do të nisin aksionet kuqezi.

Finalizimi i aksioneve i është besuar golashënuesve më të mirë të kampionatit rus dhe atij rumin. Bekim Balajt do të mbështetet nga Azdren Llullaku.

Ky i fundit është ai që quhet sulmues i fshehur pasi në rolin e mesfushorit, njeh mjaft mirë edhe portën.

Formacionet

Shqipëria (4-5-1): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Agolli; Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Llullaku; Balaj.

Trajner: Xhani De Biazi

Izraeli (4-3-3): Goresh; Tzedek, Tibi, Dasa, Gershon; Ainbender, Naço, Kohen; Sahar, Zahavi, Ben Haim.

Trajner: Elisha Levi

Gjyqtar: Deniz Aitekin (Gjermani)

/TV KLAN