Parlamenti i Izraelit ka miratuar një ligj i cili e përcakton vendin si ekskluzivisht hebre.

Ligji “shteti kombëtar hebre” dobëson statusin e arabishtes si gjuhë zyrtare dhe thotë se gjuha hebraike është prioritet kombëtar.

Ai gjithashtu thotë se Jeruzalemi “i tërë dhe i bashkuar” është kryeqyteti i Izraelit.

Deputetët arabë izraelitë dënuan legjislacionin, por Kryeministri Benjamin Netanjahu e vlerësoi atë si një “moment përcaktues”.

Projekt-ligji, i mbështetur nga qeveria e krahut të djathtë të vendit, thotë: “Izraeli është atdheu historik i popullit hebre dhe ata kanë një të drejtë ekskluzive për vetëvendosjen kombëtare në të”.

Ajo u miratua pas një seance me debate në Knesset që zgjati më shumë se tetë orë. 62 deputetë votuan për projektligjin, me 55 kundër.

Megjithatë, disa klauzola u hodhën pas kundërshtimeve të presidentit dhe avokatit të përgjithshëm të Izraelit, duke përfshirë një klauzolë që do të kishte sanksionuar në ligj krijimin e komuniteteve vetëm për hebrenjtë. Arabët izraelitë përbëjnë rreth 20% të popullsisë së Izraelit me rreth nëntë milionë njerëz./tvklan.al