Izraeli sulmon Gazën pas arratisjes së 6 palestinezëve nga burgu i sigurisë së lartë - Tv Klan

Izraeli sulmon Gazën pas arratisjes së 6 palestinezëve nga burgu i sigurisë së lartë



Izraeli sulmon Gazën pas arratisjes së 6 palestinezëve nga burgu i sigurisë së lartë

20:12 12/09/2021

Janë rritur sërish tensionet mes Izraelit dhe Palestinës. Izraeli ka kryer sulme ajrore në Rripin e Gazës  në përgjigje të raketave palestineze të lëshuara në territorin e saj.

Marrëdhëniet mes dy vende janë përkeqësuar pas ngjarjeve të javës së kaluar .Gjashtë militantë palestinezë u arratisën nga burgu izraelit i sigurisë së lartë  .Forcat izraelite kanë arritur të kapin vetëm 4 prej tyre.

Ndërsa të arratisurit janë shfaqur në gjykatë zyrtarët izraelitë kanë premtuar një hetim të plotë mbi gabimet e dukshme të sigurisë që lejuan arratisjen e tyre. Ata dolën përmes një vrime në dyshemenë e qelisë së tyre të burgut. Të gjashtë  personat dyshohen për planifikimin ose kryerjen e sulmeve vdekjeprurëse kundër izraelitëve.

Militantët e Gazës lëshuan një raketë në Izrael të Premten kur dy nga të burgosurit u arrestuan.  Një armëpushim i brishtë midis Izraelit dhe Hamasit i dha fund 11 ditë luftime të ashpra në muajin maj. Konflikti izraelito-palestinez është një nga konfliktet më të zgjatura dhe më të diskutueshme në botë që lidhet me të njëjtin territor.

Klan News








Të ngjashme