Ushtria izraelite synon që të zgjerojë operacionin e saj në Gaza për të pushtuar “zona të mëdha” të territorit.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, sipas BBC ka shprehur se zgjerimi i trupës ka për qëllim “shkatërrimin dhe pastrimin e zonës nga terroristët dhe infrastrukturën terroriste”.

Sipas Katz, mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës është kthimi i pengjeve izraelitë.

Raportohet se ushtria izraelite ka ka nisur operacionet në Rafah gjatë natës së kaluar.

Kujtojmë se Izraeli nisi ofensivën e tij në Gaza më 18 mars, duke fajësuar Hamasin për refuzimin e një propozimi të ri të SHBA-ve për zgjatjen e armëpushimit dhe lirimin e 59 pengjeve të mbajtur në Gaza.

Nga ana tjetër, Hamasi akuzon Izraelin për shkeljen e marrëveshjes fillestarë të dakordësuar në janar.

Sakaq, ndihmat humanitare në Gaza nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme, pasi OKB-ja njoftoi muajin e kaluar reduktimin e operacioneve të saj në vend, për shkak të vrasjes së disa anëtarëve të stafit nga sulmet e njëpasnjëshme.

/tvklan.al