201 numri i viktimave në Gaza, 10 në Izrael, ndërkombëtaret thirrje për armëpushim

Një komandant i lartë palestinez në Gaza ka humbur jetën në sulme ajrore .

Vdekja e Hussam Abu Harbeed, komandantit të armatosur të xhihadit Islamik për Gazan veriore, ka të ngjarë të shkaktojë një përgjigje të ashpër nga grupi militant që po lufton së bashku me Hamasin.

Dhuna hyri në një javë të dytë pa asnjë shenjë për t’i dhënë fund armiqësive më të ashpra në rajon në vite, megjithë shqetësimin ndërkombëtar në rritje dhe thirrjet për një armëpushim. Ushtria izraelite tha në një deklaratë se Harbeed kishte qenë pas disa sulmeve terroriste me raketa anti-tank kundër civilëve izraelitë.

Të paktën tre palestinezë u vranë gjithashtu nga një sulm ajror i Izraelit në një makinë në qytetin e Gazës. Ushtria izraelite tha se militantët e Gazës kishin qëlluar rreth 60 raketa drejt qyteteve brenda natës.

Në sulmet ajrore 42 persona, përfshirë 16 gra dhe 10 fëmijë, humbën jetën. Në Izrael dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në sulmet me raketa. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Gaza arriti në 201 persona, përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra dhe 1,230 vetë janë plagosur, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazas që kontrollohet nga Hamasi. Izraeli thotë se mes viktimave ka me dhjetëra militantë.

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken bëri thirrje për qetësi ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden tha se administrata e tij po punonte me të gjitha palët drejt arritjes së qetësisë.

Klan News