Këngëtari latin me famë ndërkombëtare, J-Balvin, ka treguar së fundmi betejën me virusin COVID-19.

Në një foto të publikuar në rrjetin social Instagram, 35-vjeçari ka treguar se për një çast e humbi shpresën dhe simptomat e tij ishin aq të rënda, sa mjekët kishin menduar ta shtronin në spital.

“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital”.

Më tej, ai ka bërë të ditur se ka pasur probleme edhe me ankthin,  probleme të cilat u rritën në momentin që u prek me virusin.

Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj ngjarje, ajo u bë edhe më e fuqishme, por unë pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time. Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua”, shkruan këngëtari në postimin e tij./tvklan.al