Ajo është e njohur për paraqitjet e saj të jashtëzakonshme në skena dhe në tapetin e kuq, por kësaj radhe Jennifer Lopez vjen ndryshe.

Këngëtarja dhe aktorja është fotografuar ndryshe nga paraqitjet e saj të zakonshme, me vetëm një triko të thjeshtë poshtë një uniforme.

Në fakt bëhet fjalë për rolin e ri të saj në një film. Ajo do të luajë rolin e një punëtoreje të një supermarketi në filmin e ri të quajtur “Second Act” që po xhirohet në Queens të New York-ut.

Filmi i ri i 48-vjeçares rrëfen jetën e një punëtoreje supermarketi, e cila ‘ndryshon jetën dhe historinë e dashurisë së saj’.

/tvklan.al