J. Lo, imazhi i Versacce

J. Lo, imazhi i Versacce

10:05 14/01/2020

Edhe pse 50 vjeçe linjat e saj perfekte janë shumë tërheqëse

Versaçe nuk e ndërron dot imazhin e saj. Sërish e përzgjedhura për prezantimin e koleksioneve është Jennifer Lopez, lajm të cilin vetë ajo e ka bërë të ditur në llogarinë e saj në Instagram.

“Jam shumë e emocionuar që më në fund mund të zbuloj se jam fytyra e fushatës reklamuese Versaçe 2020. Faleminderit për vizionin dhe bashkëpunimin tuaj”, mbyll shkrimin 50-vjeçarja.

Për të, asgjë nuk ka ndryshuar dhe fakti i të qenit imazhi i markës së njohur e bën atë të ndihet shumë e lumtur. J. Lo duket si gjithnjë tërheqëse dhe look–u i përzgjedhur nxirrte në pah detajet e Versaçes që përbëjnë edhe diferencën.

Në dhënien e këtij lajmi të rëndësishëm për të, nuk kanë munguar edhe aksesorët. Ajo mban rreth qafës një gjerdan ari dhe jeshil me një zinxhir të gjatë, si dhe një palë vathë rrethorë prej ari gjithashtu.

Kjo veshje i ngjan asaj të vitit të kaluar që mori shumë vëmendje teksa ylli i kinematografisë sfilonte në tapetin e kuq.

I quajtur si “fustani me xhungla”, që mbetet një nga veshjet më ikonike, është pjesë e ceremonisë përmbyllëse të sfilatës për koleksionin e pranverës së këtij viti.

Klan Plus


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi