truri i LedritA ju kishte shkuar ndonjëherë në mendje që të zbulonit se çfarë dominon në trurin e reperit kosovar Ledri Vula?

Sigurisht që jo, por ja që vetë këngëtari ka zbuluar për fansat e tij se me çfarë e ka të mbushur trurin e tij.

Ledri ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto ku ka renditur 4 gjërat e rëndësishme, ku 3 % e zënë emrat, 2 %  numrat e telefonit, 5 % mësimet e shkollës, ndërsa 90 % tekstet e tij.

Sigurisht që kjo renditje është subjektive, por disa nga fansat nuk janë pajtuar me këtë klasifikim, duke e ironizuar pjesën e përqindjes së teksteve, sepse nuk besojnë se të gjitha tekstet mbajnë vulën e tij, por të bashkëpunëtorëve të tij.

m.s