Ditët e fundit zona të ndryshme të Greqisë janë përfshirë nga flakët e zjarrit. Këto janë pamjet që kanë mbetur pas shuarjes së flakëve në pjesën më të madhe në ishullin Euboea.

Fotografitë përshkruajnë madhësinë e katastrofës: Dëmtime në shtëpi, në ferma, makina të djegura, një person me plagë të lehta, dhe fatmirësisht asnjë viktimë.

Pylli Natura në qendrën Euboea është shndërruar në një vend ku mbizotëron vetëm hiri pasi një zjarr i madh shpërtheu pas orës 3 të mëngjesit të së martës dhe flakët vazhdojnë ende të jenë prezente./tvklan.al