Shkencëtarët kanë zbuluar një formulë të rëndësishme shëndeti që lidh avokadon me zorrët. Ata matën efektin që ka të ngrënit avokado çdo ditë dhe rezultatet mund të ndikojnë në ndryshimin e dietës suaj.

Zorrët kanë numrin më të lartë të baktereve në organizmin tonë, rreth 1000 lloje. Por, mos u trembni, pjesa më e madhe janë baktere të mira. Në fakt, trupi i njeriut ka 4 herë më shumë baktere të dobishme sesa të dëmshme që parandalojnë zhvillimin e mikrobeve dhe infeksioneve. Por, shkencëtarët kanë zbuluar si të rrisin numrin e tyre.

Përdorimi i përditshëm i avokados rrit larmishmërinë e florës së zorrëve. Kjo sjell në rritjen e imunitetit dhe ndihmon në shmangien e sëmundjeve si kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Gjithashtu lufton çekuilibrin dhe irritimin e organeve të brendshme, ndihmon në forcimin e shikimit dhe parandalimin e osteoporozës si dhe ul rrezikun e depresionit.

Nuk është nevoja të hani një avokado të tërë çdo ditë, mjafton ta bëni pjesë të një vakti të ditës suaj. Por, mos mendoni se do të bëjë mrekulli për trupin nëse nuk e kombinoni me një dietë të shëndetshme dhe aktivitet./tvklan.al