Pas një nate të mbushur me emocione spektakël dhe një skene madhështore, pas pak do të nisë në Tv Klan nata e dytë e edicionit të 20 të “Këngës Magjike”.

Spektakli do të startoje me këngëtarin Kelly, i cili do të performojë me këngën e tij “Ma ka fajin zemra”.

 Kelly: 

“Kam pak emocione në fillim sepse jam i pari që do të hap “Këngën Magjike” dhe shpresoj t’ja dal sa më mirë”.

Mbrëmë (5 Dhjetor), në Pallatin e Koncerteve u mbajt nata e parë e festivalit “Kënga Magjike”. Në skenë u ngjitën 11 këngëtarë të kategorisë New Artist, prej të cilëve në votim kaluan 8, dhe 13 këngëtarë të kategorisë Big.

/tvklan.al