Candice-Swanepoel-tops-Maxims-Hot-100-listRevista prestigjoze “Maxim” ka publikuar listën e përvitshme të personazheve më seksi “Maxim’s Hot 100” për vitin 2014, në krye të së cilës qëndron një nga engjëjt e “Victoria Secret”, supermodelja Candice Swanepoel.

25-vjeçarja, e cila ka punuar për firma të mëdha si Nike, Dolce and Gabbana apo Diane von Furstenberg, ka lënë pas Scarlett Johansson e cila u rendit në vendin e dytë, Katy Perry në të tretin, modelen Irina Shayk në të katërtin si dhe aktoren Jennifer Lawrence e cila renditej e pesta.

Në këtë listë të “Maxim” bënin pjesë edhe personazhe të tjerë të famshëm si Selena Gomez, Beyonce, Miley Cyrus etj.

E.Kalaja