Google pritet që sot të prezantojë produkte të reja, duke filluar nga smartphone -ët e deri tek bokset për kompjuter e laptop.

Kjo do të jetë linja më e madhe e produkteve që ka hedhur ndonjëherë më parë kompania prestigjioze në treg njëherazi.

“Google Home” do jetë ylli i eventit

Pritet që gjiganti i teknologjisë t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve për “Google Home”, një pajisje e re e cila vendoset në ambientet e shtëpisë dhe u përgjigjet pyetjeve të përdoruesëve nga Google.

final-details-for-google-home-googles-connected-speaker

2 Smartphone të rinj

Google po ndryshon mënyrën e krijimit të smartphone -ve. Në vend të publikimit të një telefoni të ri Nexus, në treg pritet të dalin dy telefonë të rinj, që sipas gjasave do të quhen Pixel dhe Pixel XL.

Modeli XL do ketë ekran më të madh.

Dy telefonat thuhen se janë krijuar nga marka HTC. Sigurisht që Pixels do jenë të pajisur me versionin më të fundit të sistemit operativ Android, të quajtur Nougat dhe nuk do kenë programe (software) të reja shtesë, që u vendosen zakonisht telefonave të rinj.

two-new-android-smartphones-called-pixel-and-pixel-xl

Videot 4K

Sipas Android Police, Chromecast i ri i krijuar nga Google do suportojë videot 4K. Versioni i ri i pajisjes së videove aplikohet më saktë mbi televizorët me rezolucion të lartë, por shumica e njerëzve mund të marrin dhe Chromecast -in HD normal. Shumë video nuk janë në rezolucionin 4K dhe shumica e televizorëve sot nuk e suportojnë.

a-new-chromecast-that-works-with-4k-tvs

Kufjet virtuale që punojnë me telefonat Android

Google prezantuar platformën e saj virtuale të quajtur “Daydream” në fillim të këtij viti, e cila ju lejon të hyni të telefonin tuaj Android dhe t’i shijoni gjërat virtualisht. Sot Google pritet që të sjellë syzet virtuale “Daydream View”, që do të kenë edhe një telekomandë me Wi-Fi, për të lundruar në lojëra. “Daydream View” do punojë vetëm në telefonat e fuqishëm duke përfshirë padyshim dhe Pixelat e Google.

a-virtual-reality-headset-that-works-with-android-phones

Andromeda, sistemi i ri operativ që bashkon Chrome dhe Android

Mesa duket Google ka në plan të bashkojë Android me Chrome OS, duke sjellë kështu sistemin e ri operativ të quajtur “Andromeda”. Ky inovacion është një hap i madh për Google.

a-preview-of-andromeda-the-new-operating-system-that-merges-chrome-and-android

Pajisje e re për Wi-Fi

Pikësynimi i Google është që ta bëjë sa më të fortë sinjalin e Wi-Fi në shtëpinë tuaj dhe kështu ka ndërtuar pajisjen e re të quajtur Google Wi-Fi. Kjo pajisje e vogël mund të vendoset kudo në shtëpi dhe sinjali do qëndrojë i fortë.

a-new-router-that-makes-it-easier-to-manage-your-connection

Tableta e re me ekran më të madh

Më në fund, Google do të prezantojë tabletën e re me ekran 7 inç. Tableta do të krijohet nga kompania Huawei dhe do dalë në treg në fund të këtij viti./tvklan.al

a-new-7-inch-tablet

/tvklan.al