TerroristetMedia e huaja kanë zbuluar emrat e tre personave të cilët u përplasën me armë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë disa ditë më parë.

Mediat turke dekarojnë se ato janë, Muhamed Zekiri 18 – vjeç nga Ohri, Bunjamin Imeri nga fshati Gërçec i Shkupit të arrestuar nga autoritetet turke dhe Qëndrim Ramadani nga Kosova i shpallur në kërkim.

Keto tre persona janë autorët e sulmit me armë ku mbetën të vrarë tre ushtarë turq. Kjo ngjarje riktheu edhe një herë në qendër të vëmendjes rekrutimin e shqiptarëve që luftojnë në Siri.

Thuhet se Muhamed Zekiri nga Ohri i Maqedonisë kishte studiuar që në moshë të mitur në Medresenë e Tiranës për Teologji.

Ndërsa në moshën 16 – vjeçare ai është bërë pjesë e grupeve xhihadiste në Siri.

Për Benjamin Imerin ka shumë pak infromacionm se si është bërë pjesë e grupeve terroriste.

Zekiri dhe Iseni, ishin anëtar të grupit  radikal ‘Jabha al Nusra’, e cila është shumë e lidhur me rrjetin terrorist të “Al Kaedas”.

tvklan.E.Gj