LETRAKreu i qeverisë Edi Rama është njohur me shqetësimin e komunës së Dibrës së Madhe për devijimin e lumit të radikës që kur ishte në opozitë. Një letër që mban datën 26 Qershor 2013 i është dërguar kreut të Partisë Socialiste nga kryetari i Këshillit të Komunës së Dibrës, i cili informoi edhe qeverinë e asaj kohe. Bashkim Mashkulli thotë se Tirana u tregua indiferente dhe qeveria ashtu dhe opozita nuk i kthyen përgjigje.

Drejtuesit e komunës janë skeptikë për qëndrimin që do të mbajë Shqipëria lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në fushë Lukovë

Banorët e Dibrës së Madhe i kanë dëgjuar deklaratat e kryeministrit Rama se për Radikën nuk ka projekt. Por kjo nuk i ka qetësuar.

Për kryetatin e kësaj komune, Shqipëria dhe Maqedonia kanë nevojë për nënshkrimin e një marraveshje të re për ujërat.

Në mbështetje të shqiptarëve të Dibrës së madhe janë edhe qytetarët e Peshkopisë, të cilët po ashtu preken nga ky projekt. Në protestën e pak ditëve më parë kryetari i kësaj bashkie i bëri thirrje autoriteteve maqedonase të mos u bëjnë karshillëk shqiptarëve.

Banorët në të dy anët e kufirit janë shprehur se do të vijojnë protestat derisa kjo çështje të marrë zgjidhje.