Pavarësisht masave kufizuese për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, 106 biznese lejohen që të ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar.

Por, disa të tjera, 34 të tilla, janë mbyllur pas urdhrit të qeverisë në kuadër të luftës kundër koronavirusit COVID-19.

Sipas listës zyrtare të qeverisë, 106 biznese lejohen që të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa pengesa dhe pa kufizim në orare, edhe pas orës 13:00.

Ministri përgjegjës për koordinimin gjatë pandemisë së koronavirusit, Arben Ahmetaj, tha më herët gjatë një lidhje direkte për edicionin e lajmeve të orës 15:30 në Tv Klan, se bizneset që lejohen nuk do të kenë asnjë pengesë dhe asnjë kufizim nga policia.

Tv Klan disponon edhe listën e këtyre bizneseve, cilat lejohen dhe cilat janë të detyruara të qëndrojnë të mbyllura deri në një urdhër të dytë të Këshillit të Ministrave. /tvklan.al