Sipas një studimi, të shoqatës Sante Environment në Francë, pelenat Pampers përmbajnë derivate nafte, që klasifikohen si kancerogjene nga Bashkimi Evropian.

Ato e bëjnë pelenën më të butë për të pasmet e foshnjave.

Pampersat nuk janë pelena të zakonshme, por kryesojnë tregun e pelenave.

Lajmi i mirë është se pelenat përmbajnë një sasi të vogël të këtyre derivateve. Studimi i ASEF-it tregon se pelenat e Pampers përmbajnë 0.2 mg kur limiti i BE është 0.5 mg.

Sipas Ludvine Ferrer, drejtorit të ASEF, pelenat bien në kontakt direkt me pjesët private të fëmijëve dhe këta të fundit janë të ekspozuar ndaj këtyre kimikateve./tvklan.al