Duket se po shijon disa ditë pushimi, përpara se të rinisë me angazimet e saj në koncerte gjatë verës. Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka zgjedhur Turqinë për të kaluar disa ditë pranë detit dhe për t’u reklaksuar.

Vazhdimisht ajo ndan me fansat copëza nga pushimet e saj, por ajo çfarë ka rënë në sy është një foto e postuar në Insagramin e saj, ku Enca  shfaqet pa tualet në fytyrë.

enca pa makeup

20-vjeçarja, duket e qetë dhe e lumtur dhe vërtet e bukur edhe pa make-up.

“Kështu dua të kujtohem” shkruan Enca, e cila si rrallë herë ka postuar pa grim. Ndoshta duhet ta bëjë më shpesh… /tvklan.al