A është kjo rruga më e rrezikshme në botë për të vajtur në shkollë?

Fëmijët e fshatit Dhaing në Nepal, nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të kalojnë me anë të këtij litari, çdo ditë për të shkuar në mësim.

Kjo mënyrë për të kaluar lumin është një rrezik konstant për jetën e banorëve, të cilët nuk kanë zgjidhje tjetër por të përballen çdo ditë me këtë rrezit, qoftë për të bërë pazar, për të takuar miqtë apo familjarët që jetojnë në anën tjetër të lumit Trishuli.

Praktika e të kaluarit lumin në këtë mënyrë nuk është e re për vendin, pasi eksiztojnë disa fashtra që detyrohen të veprojnë në të njëjtën mënyrë, për shkak të mungesës së urave.

Kohët e fundit, sipas “DailyMail”, Kryeministri i Nepalit, KP Oli bëri të ditur një plan dy vjeçar për ndërtimin 336 urave që do të zëvendësojnë këto litarë të rrezikshëm. I pari, që lidh dy fshatra, u inagurua muajin e shkuar. /tvklan.al