Martesa e lumturPër disa martesa është ëndrra më e madhe dhe për disa të tjerë është makthi më i madh.

Shpesh meshkujt janë skeptikë për marrëdhëniet në çift e kërkojnë ta shtyjnë lidhjen e tyre në kurorë sa më gjatë të jetë e mundur.

Për të kënaqur partnerin nuk është e nevojshme të sakfrifikoni shumë, e rëndësishme është të arrini kompromisin e duhur.

Ja disa mënyra të thjeshta për të mos e shuar dashurinë edhe pas lidhjes në kurorë:

1-  Meshkujt duan 3 gjëra, ushqim, sex dhe një të dashur.

Pasi ju keni kaluar lidhjen më të bukur të dashurisë e keni filluar bashkëjetesën si burrë e grua nuk është e nevojshme të bëheni mamaja e tij në shtëpi.

Asnjë mashkull nuk ka interes të martohet ma mamanë e tij kështu që mos u bëni njëra prej tyre.

Kujtoni në çdo ditë të jetës së bashku që ai është miku, shoku, i dashuri dhe partneri juaj.

Ai kërkon vëmendjen tuaj në çdo gjë.

2-  Lini shënime dashurie.

Pavarësisht si ndani me njëri – tjetrin të njëjtin shtrat është e nevojshmë të lini edhe shënime dashurie.

Kur këto bëhen nga ana e femrave, meshkujt i vlerësojnë më shumë.

3-  Mos harroni seksin.

Me kalimin e kohës marrëdhënia ndryshon e çifti i përkushtohet individualizmit.

Nuk duhet ta bëni kurrë!

Marrëdhënia juaj do të mbahet nëse kryeni më shumë dhe më shpesh marrëdhënie seksuale.

4-  Mos harroni puthjen “15 sekondëshe”.

Nëse jeni vonë për në punë apo edhe nëse jeni mërzitur nga mbrëmja e shkuar nuk do të thotë që partneri juaj e ka fajin për këto.

Mos harroni t’i jepni atij puthjen e mëngjesit, do t’ju lidhë më shumë me njëri – tjetrin e nuk do t’ju zbehet dashuria për një kohë të gjatë.

5-  Jepini njëri – tjetrit kohë për vete.

Është e vërtetë që qëndrimi bashkë në çift për një kohë të gjatë ju bën ju më të pa ndarë, por nuk duhet të harroni se secili prej jush ka nevojë për kohë të lirë, vetëm.

Mos debatoni nëse ai kërkon të shohë ndeshjen me shokët, apo nëse ajo kërkon të kalojë një natë tek shtëpia e shoqes së saj të ngushtë.

Në fund të fundit të gjithë kanë nevojë të dalin jashtë ritualeve të përditshme.

6-  Planifikoni fundjavat vetëm.

Nëse keni krijuar familje dhe e keni të vështirë të shkëputeni prej fëmijëve tuaj, mos harroni të sakrifikoni një ditë të vetme për veten dhe partnerin, ose të paktën disa orë.

Një fundjavë vetëm për ju të dy apo ndoshta edhe disa orë vetëm, larg asaj që bëni çdo ditë do t’ju afrojë gjithmonë e më shumë me njëri – tjetrin.

tvklan.al