Shtatë turistë italianë janë shpëtuar nga roja bregdetare shqiptare. Ngjarja ka ndodhur 5 milje nga porti i Durrësit.

Mësohet se mjeti lundrues i llojit jaht me vela ka pësuar avari në lundrim, pikërisht në momentin që gjiri i Durrësit u përfshi nga një stuhi e fortë.

Në ndihnë të tyre shkoi një rimorkiator si dhe policia kufitare duke bërë të mundur ankorimin e jahtit në portin e Durrësit.

Shtatë turistëve që ndodheshin në bord, pasi iu dha ndihma e parë, u larguan pa asnjë problem shëndetësor.

Jahti me flamur italian ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci, por 5 milie nga porti i Durrësit kërkoi ndihmën e kapitenerisë. /abcnews