E bënë të vdekur, reagon Bebe Rexha

Të famshmit janë të parët që bien pre e lajmeve të rreme. Këtë herë, viktimë e tyre ka rënë këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha. Një postim në Twitter, që njoftonte vdekjen e saj nga overdoza, solli jo vetëm reagimin e fansave, por edhe të vetë këngëtares, e cila u shpreh e tronditur.

“Lajmi i fundit. CNN ka konfirmuar që ylli i Pop-it, Bebe Rexha ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës nga droga, në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebes ka përcjellë një deklaratë për mediat, ku thuhet: “Ajo ishte drita jetës tonë. Do t’ju luteshim për privatësi në këtë kohë të vështirë”, thuhej në postimin e bërë në rrjetet sociale.

Reagimi i Bebes ishte i menjëhershëm. Në disa postime në Twitter, ajo u shpreh e tronditur ndërsa i ktheu përgjigje edhe personit që e kishte bërë të vdekur.

“Jam fantazmë. Po të shkruaj nga dollapi në dhomën tënde të gjumit. Buu k*rvë“, shkruajti ajo.

“E tmerrshme, qëndroj offline për 3 ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga overdoza??”

“O Zot i madh, larg qoftë, çfarë dreqin bëhet kështu. Kjo është çmenduri, larg qoftë”.

“Çfarë??? Të bësh pjesë të këtij lëmshi edhe mamanë time është çmenduri”, ishin postimet e njëpasnjëshme të artistes shqiptare me famë ndërkombëtare./tvklan.al