“Jam gjallë, edhe pse do të doja të kisha vdekur…”

“Jam gjallë, edhe pse do të doja të kisha vdekur…”

12:09 12/09/2019

Një foshnje 12-muajshe humbi jetën tragjikisht, pasi i ati e hodhi në lumë. Zak Bennett-Eko mendohet se kishte dalë me të birin për të blerë qumësht.

Dëshmitarët thanë se 22-vjeçari hodhi foshnjen në lumë dhe më pas u ul në një lokal për të konsumuar një pije. Tanimë Zak është në paraburgim dhe po merret në pyetje nga policia.

Zjarrëfikësit e nxorrën foshnjen nga uji dhe e çuan në spital, por nuk ia doli dhe pak kohë më vonë humbi jetën.

Në një status në Facebook, e ëma e tij Emma u shpreh: “Humba foshnjen time. E dua vogëlushin tim dhe kam bërë gjithçka për të. Më leni të vajtoj për fëmijën tim. Jam gjallë, edhe pse do të doja të kisha vdekur”.

Në vendngjarje janë vendosur qindra lule në përkujtim të foshnjes 12-muajsh./tvklan.al

Të ngjashme