Mëngjesi i kësaj të mërkure për drejtuesin e “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Aldon Lipe ishte shumë i veçantë dhe surprizuese. Elion Balla, drejtor i Departamentit të Tregtisë të ‘One Albania’ i ftuar në studion lëvizëse nuk nguroi që t’i shprehte simpatinë për punën e gjatë dhe kontributin që Aldo ka dhënë në radio dhe televizion.

‘One Albania’, është kompania e cila ofron rrjetin më të gjerë e të shpejtë të internetit dhe telefonisë në Shqipëri, e cila gjithashtu furnizon me 5G edhe studion lëvizëse të “Aldo Morning Show”. Por, jo vetëm kaq, duke marrë parasysh që Aldo është “i çmendur” pas Samsung-ut dhe pajisjeve Android, ‘One Albania’ i bën një dhuratë të vogël, por tepër të kushtueshme.

S25 Ultra është modeli më i fundit i telefonit që Samsung ka lançuar, me një gamë të gjerë veçorish.

Elion Balla: Fillimisht më lër që të të falenderoj për ftesën dhe të them që është kënaqësi për mua që të jem sot në këtë studio lëvizëse. Dhe është një kënaqësi e dyfishtë për mua si një fans i radios, që të takoj një mit të radiofonisë shqiptare dhe që kam fatin të të shikoj pas asaj “perdes” së zakonshme që është bërë legjendare tashmë.

Unë i përkas atij brezi, mbase të fundit të adoleshentëve, që për të dëgjuar këngën e preferuar nuk u mjaftonte vetëm një akses në internet për të hapur një aplikacion, por u duhej që të prisnin radion dhe emisione ku jepeshin këngët e preferuara. Ndërkohë që besoj se tani të gjitha stacionet radiofonike kanë akses, kanë edhe stacionet e tyre online dhe nuk mjafton vetëm FM për të pasur akses në emisionet e tyre radiofonike.

Dhe meqë jemi në këtë momentin që po përmendim këtë tranzicionin e radios nga valët FM në data, unë para se të vija këtu kam marrë dy informacione e para kjo studio lëvizëse fuqizohet me rrjetin 5G të ‘One Albania’ dhe së dyti që ju jeni një përdorues i Android.

Aldo: Unë edhe lavatriçen kam Samsung, me thënë të drejtën.

Elion Balla: Për të sjellë më të mirën e dy botëve unë kam sjellë një dhuratë të vogël, në shenjë falenderimi nga ‘One Albania’.

Aldo: Ta shohim sa e vogël është… Qenka S25!

Elion Balla: Po S 25 Ultra, modeli më i fundit. Meqë e nise me frazën që telefonat kanë mundësinë që të bëjnë çdo gjë, ky ka për momentin aksesin më të mirë të Inteligjencës Artificiale që suporton në tekst, foto e shumë të tjera si këto.

Aldo: Shumë faleminderit ty dhe ‘One Albania’ pa diskutim. I çmendur jam pas Samsung-ut me thënë të drejtën.../tvklan.al