Tre të rinj shqiptarë të akuzuar për prodhim kanabisi do duhet që të dalin para drejtësisë në Britani pasi u kapën në një fabrikë ku po rritej drogë me vlerë që shkonte deri në 1 milion Paund.

Ata u arrestuan vitin e kaluar dhe do duhet të kishin dalë në gjyq, megjithatë kriza e Covid-19, ua shtyu dy herë seancat.

M. Bala 25 vjeç, L. Duzha, 31 vjeç dhe E. Miraka, 31 vjeç nuk kanë pranuar fajësinë për posedim të kanabisit me qëllim shpërndarjen. Ata kanë mohuar edhe akuzat për pastrim parash.

I vetmi që ka pranuar akuzë është Balla në lidhje me prodhimin e kanabisit. Ndërkohë shqiptari tjetër, 31-vjeçari Miraka tha se nuk është fajtor, por u arrestua vetëm për faktin se gjendej në atë shtëpi.

“Sa i përket çështjeve në lidhje me drogën jam i pafajshëm. Më gjetën atje… Nuk kam faj. Mund ta verifikoj. Kam qëndruar vetëm për dy ditë në atë shtëpi”,tha ai.

të rinjtë shqiptarë u arrestuan në shtator të vitit të kaluar. Përveç drogës, në banesën ku po qëndronin autoritetet sekuestruan edhe 10 000 Paund./tvklan.al