Rastet e korrupsionit në sistemin e shëndetësisë janë një fenomen që emisionin Stop e ka denoncuar herë pas here. Por në kushtet kur spitalet janë të mbushur me pacientë të prekur me Covid, familjarët e të cilëve nuk kanë mundësi t’i vizitojnë, për Saimir Kodrën e bën fenomenin Tire thuajse të pashmangshëm. Drejtuesi i Stop, teksa ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Opinion, kishte një sugjerim për Kryeministrin Edi Rama, që spitaleve t’u shtohen punonjës socialë, të cilët u japin bukë e ujë të sëmurëve.

Blendi Fevziu: Stop ka pasur vazhdimisht denoncime që lidheshin me sektorin e shëndetësisë. Behët fjalë për një shtim me rastet e Covid apo është specifika e sëmundjes që nuk lejon kontaktin e familjarëve që i jep me shumë mundësi këtyre personave të përfitojnë?

Saimir Kodra: Jemi të gjithë koshientë që ky sistem shëndetësor nuk është se ra në kolaps tani tek pjesa e mitmarrjes së parave. Kështu ka qenë jetë e mot, këtë e dimë të gjithë dhe nuk ka sesi të jetë ndryshe pikërisht këtë periudhë, qoftë për mirë, apo qoftë edhe për më keq. Për më keq treguam faktet sesi që u bë, po për më mirë, nuk ka si ishte. Pra gjithmonë ka ryshfet, në njëmijë e një forma dhe për më tepër në këtë lloj situate, kur është e pamundur prania e familjarëve nëpër dhoma, do të funksionojë kështu. Domethënë ka edhe një problem të madh strukturor e gjithë kjo histori. Në një pavion ku janë 40 të sëmurë dhe janë minimalisht 6-7 infermierë, nuk kanë ç’u bëjnë të gjithëve, do nuk do, do të hyjë “Tirja” në punë që do të marrë para për të çuar ushqimin, një pampers etj.

Jam i sigurt që Edi Rama është duke parë. Kjo zgjidhet me një formulë shumë të thjeshtë. Punonjës socialë që vetëm ushqejnë dhe u japin ujë të sëmurëve. Nuk ka nevojë për infermierë t’ju bëjnë shiringa dhe doktorë që japin receta… Punonjës socialë të atashuar nëpër spitale. Jepi ujë dhe bukë dhe kaq, që të mos ketë kurrkush peng. Sigurisht në këtë situatë dhe do të vdesin, sepse e ka treguar në gjithë botën, por të paktën të mos kenë pengun e ujit dhe të bukës./tvklan.al