Një shkencëtar australian që pretendon se është krijuesi i Bitcoin është duke zhvilluar një gjyq në Angli dhe kërkon një shumë të madhe parash që arrin deri në 5.7 miliard Dollarë.

Craig Wright ka deklaruar se ai është krijuesi i kompjuterit të parë që janë prodhuar Bitcoin dhe ka hedhur në gjyq 16 zhvillues të pajisjeve që tashmë përdoren në masë për të krijuar monedhën virtuale.

Craig Wright kërkon që 16 zhvilluesit e pajisjeve ta lejojnë atë të marrë 111,000 Bitcoin që mbahen në dy adresa dixhitale, për të cilat ai thotë se janë pronë e tij edhe pse nuk ka kodin pasi kompjuteri i tij është hakuar në Shkurt të vitit 2020.

Wright po ashtu ka hedhur akuza kundër 16 personave që ka paditur, pasi sipas tij gjyqi nuk është zhvilluar në mënyrë të drejtë, pasi nuk po respektohet të gjitha të drejtat e tij, duke qenë se pretendon se është pronar i ligjshëm i Bitcoin.

Tashmë lufta është kundër australianit dhe katër rrjeteve që prodhojnë monedhën virtuale, Bitcoin Satoshi Vision, Bitcoin Core, Bitcoin Cash dhe Bitcoin Cash ABC.

Bitcoin, është monedha virtuale më e përhapur, vlera e saj arriti gati 65,000 $ në Prill, por ditët e fundit ka rënë dhe tashmë vlen 56,749 $./tvklan.al