“Talk Love Story” nën drejtimin e Eni Shehut në Tv Klan po bën të mundur që publiku si dhe protagonistët e formatit të dashurisë të njihen më shumë me njëri-tjetrin.

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme u njohëm me historinë e Kristinës si dhe me detaje të personalitetit të saj.

Në klipin e prezantimit, konkurrentja e “Love Story” ka treguar një pjesë të së shkuarës, ku është ndalur tek fakti që është martuar me mblesëri, teksa ka shtuar se është ndarë me mirëkuptim me ish-bashkëshortin e saj.

Klaudia: Rikthim në Vlorë, në qytetin tim të lindjes, kam ardhur vetëm për “Love Story”. Ky vend ka dy dashuritë e mia, detin dhe kuzhinën. Shpresoj qe gjetja e dashurisë të jetë një prej djemve të “Love Story-t”. Jetoj prej 16 vitesh në Firenze, por nuk ndihem e plotë, do të doja të kisha një familjen time tani. Unë kam një shembull mjaft të mirë që janë prindërit e mi. Jemi 3 motra dhe na kanë rritur me sakrifica dhe dashuri, na kanë mbështetur për çdo gjë. Si për shembull, fakti i martesës – unë jam martuar me mblesëri para shumë vitesh dhe jam ndarë me mirëkuptim me ish-bashkëshortin tim dhe sot jam dikush falë prindërve të mi. Ata më kanë mbështetur për çdo gjë sepse mentaliteti në Shqipëri është shumë i prapambetur. Unë nuk dua një burrë prej të cilit të varem, dua dikë që të më mbështesë dhe të më respektojë. Dua një familje ashtu siç e kanë  krijuar prindërit e mi, me shumë sakrifica. Jam shumë tradicionale dhe do të doja shumë të shikoja veten me fustan të bardhë dhe sidomos të shikoja babain tim gjysh./tvklan.al