Gentian Zenelaj: Je luaneshë

Edhe njëherë arriti të kërcente mes vështirësive dhe për këtë mori duartrokitjet e publikut. Eliona Pitarka, e cila është pjesë e emisionit “Dance with me” në këtë sezon të 6, arriti që ta përfundonte kërcimin e saj edhe pse me një brinjë të krisur.

Aktorja e emisionit “Klanifornia” ishte nën efektin e qetësuesve gjatë momentit që po performonte. Ajo po vuan prej disa javësh nga ky dëmtim.

“S’më pëlqen që të viktimizohem, por është e vërtetë kam një brinjë të krisur. Jam nën efektin e qetësuesve tani kështu që nuk ndjej gjë. Shpresoj që të mos jem lënduar se do e ndjej pas. Tani për momentin jam e nxehtë dhe nuk ndjej asgjë”, tha Eliona Pitarka.

Ajo mori përgëzimin edhe të jurisë.

“Mua më ke surprizuar sepse për fat të keq, ne mësohemi që personat publikë t’i profilizojmë për shkak të lajmeve që vijnë ndaj tyre. Mua më ke surprizuar. Sot më ke surprizuar akoma më shumë dhe mund ta them pa asnjë lloj droje që ti je një vajzë luaneshë për mënyrën si e menaxhon gjënë. Unë vetëm kur ma kanë thënë që ke një brinjë të krisur e kam kuptuar që ke një brinjë të krisur”, tha Gentian Zenelaj. /tvklan.al