“Jam rikthyer nga ferri për të përmbushur një mision” – TV KLAN

“Jam rikthyer nga ferri për të përmbushur një mision”

Ushtaraku vret 4 persona në Brazil

Një oficer i lartë i ushtrisë goditi me thikë ish-të dashurën e tij dhe më pas qëlloi për vdekje 3 persona në një kishë në Brazil, përpara se të neutralizohej nga policia.

Nënkoloneli Rudson Aragão Guimarães, 39 vjeç, dyshohet se ndodhej nën efektin e drogave kur kreu masakrën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në Paracatu, në juglindje të Brazilit.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se i dyshuari fliste përçart. Ata treguan se ai ishte futur në kishë duke bërtitur me zë të lartë se “ishte kthyer nga ferri dhe kishte një mision për të përmbushur”.

Efektivët e policisë e qëlluan 39-vjeçarin në kraharor, përpara se të dërgohej në spital, ku ndodhet në gjendje kritike. Sipas tyre, i dyshuari kishte edhe 6 fishekë, që me gjasë kishte ndërmend t’i përdorte për të vrarë persona të tjerë.

Sulmi i tij në kishë u filmua nga kamerat e sigurisë. Në të ai shihet teksa hap me forcë derën dhe futet brenda me pistoletë në dorë, ndërkohë që bërtet se kishte ardhur për të vrarë pastorin.

Autoritetet e policisë thonë se motivet e këtyre sulmeve mbeten të paqarta.

39-vjeçari e goditi ish-të dashurën me thikë kuzhinë në qafë, në shtëpinë e nënës së saj. Ajo gjeti vdekjen e menjëhershme. 2 prej 3 personave që vrau në kishë u kapën rastësisht nga plumbat, ndërsa personi i tretë u rrëmbye nga agresori gjatë kohës që në vendngjarje mbërriti policia. Ai e qëlloi atë në kokë përpara se të nisnin negociatat për ta liruar.

Mediat braziliane raportuar se ushtaraku, i cili kishte shërbyer në forcat ajrore, ishte ankuar se dëgjonte zëra dhe shkonte shpesh në kishë. Megjithatë ai dyshohet se ishte përzënë nga kjo e fundit për shkak të problemeve që kishte me drogën dhe sjelljen agresive. /tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione