Telefonata vjen përpara botimit të raportit të CIA-s

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë telefonatën e parë me mbretin e Arabisë Saudite Salman, për herë të parë si president, përpara botimit të një raporti të inteligjencës amerikane që pritet të implikojë princin e kurorës Saudite në vrasjen e disidentit të Washington Post 2018 Jamal Khashoggi.

Sipas Reuters, Biden gjatë bisedës ka kërkuar nga mbreti respektimin e të drejtave universale të njeriut dhe sundimit të ligjit. Ambasada Saudite në Uashington ka deklaruar se të dyja palët  konfirmuan forcën e lidhjeve dypalëshe dhe diskutuan mbi aktivitetet e Iranit në rajon dhe mënyrat për të çuar përpara paqen në Jemen.

Biden ka mbajtuar marrëdhënie shumë të ftohta me Riadin se Donald Trump. Ai ndërpreu mbështetjen e SHBA për luftën e udhëhequr nga Sauditët në Jemen dhe duke refuzuar të flasë drejtpërdrejt me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, një aleat i ngushtë i Trump, për të cilin intelegjenca amerikane beson se miratoi vrasjen dhe copëtimin e Khashoggi në konsullatën Saudite në Stamboll.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu ka bërë të ditur se po përgatitet të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër atyre që i konsideron përgjegjës për vrasjen. Khashoggi, një gazetar dhe kritik i qeverisë së Arabisë Saudite, u vra në 2018 dhe trupi i tij u copëtua. Eshtrat nuk u gjetën kurrë.

Sipas prokurorëve sauditë, Jamal u mbajt me forcë dhe iu injektua një sasi e madhe e një droge, që çoi në vdekjen e tij. Autoritetet Saudite fajësuan për vdekjen e tij një ekip agjentësh të dërguar për ta kthyer atë në mbretëri dhe një gjykatë Saudite gjykoi dhe dënoi pesë individë me 20 vjet burg Shtatorin e kaluar.

Klan News