Prodhuesi i filmit konfirmon se personazhi do të mbetet mashkull

James Bond do të vijojë të mbetet mashkull. Lajmi është konfirmuar nga prodhuesit e filmit aksion, pas spekulimeve se personazhi do të interpretohej nga një femër, pas largimit të Daniel Craig.

No Time To Die, i cili pritet të shfaqet në kinema në muajin Prill të këtij viti, është Bond-i i fundit për Craig dhe pasuesi i tij ende është mister.

“James Bond mund të këtë çfarëdo ngjyre, por ai do të jetë mashkull”, tha producentja Barbara Browoli, duke shtuar se gratë janë më interesante se kaq.

Se kush do të jetë 007 i ardhshëm është folur shumë, por vetë producentja dha indicien që mund të jetë edhe një aktor me ngjyrë dhe deri tani është folur shumë për britanikun Idriz Elba.

Tv Klan