Moderatori i njohur thotë se shpenzon shumë pak duke bërë dush

James Corden i lan flokët vetëm një herë në dy muaj. Moderatori foli hapur për zakonet e tij në emisionin  “The Late Late Show” pasi banorëve të Los Anxhelosit iu kërkua të shkurtonin sasinë e kohës që kalonin në dush për shkak të mungesës së ujit. Ai zbuloi se i lante rrallë flokët dhe shpenzonte  vetëm sekonda duke bërë dush.

Unë përdor sapun, por nuk i laj flokët. Flokët i laj një herë në çdo dy muaj”, u shpreh ai.

Jo vetëm kaq, por ai ka zbuluar së fundmi edhe sekretet e humbjes së peshës, të cilat përfshinin agjërimin me ndërprerje dhe mosngrënien deri në mesditë, pasi kërkon të qëndrojë në formë.

Unë nuk ha deri në 12. Unë kam një trajner me të cilin bëj boks . Mundohem të ushqehem shëndetshëm dhe të mos e privoj veten”, tha ai për “The Sun”.

Prezantuesi ka njoftuar se do të largohet nga “The Late Late Show” në vitin 2023.

Klan News