Janari mund të konsiderohet muaji i vrasjeve, pasi çdo fillimvit është shoqëruar me ngjarje të rënda të krimit në familje apo dhunës për motive të tjera.

2018 filloi me një vrasje mafioze. Kur ishin mbushur 2 javë nga hyrja e vitit të ri në Tiranë u vra Emiljanoi Boçi në një atentat për larje hesapesh.

7 ditë më vonë, në datën 21 të po këtij muaji kryeqyteti u trondit nga vrasja e Ariela Muratit jashtë oborrit të fakultetit të mjekësisë. Autori Aldion Belulaj, pasi qëlloi 21- vjeçaren me pistoletë për çështje dashurie vrau dhe veten. Ai ndërroi jetë në spital disa më vonë.

Në të njëjtën ditë nënë e bir Selkie dhe Olsi Hoxhallari u gjetën të djegur në banesën e tyre në Vlorë, në një krim që kishte si autor nusen e shtëpisë Hysnie Hoxhallari dhe të dashurin e saj Kasëm Pirjasi. Muaji u mbyll me eliminimin e Devi Kasmit në  29 Janar kryeqytet, ngjarje për të cilën akuzohet greku Eftimios Eftimiu.

Fillimi i 2017 po ashtu regjistroi viktima. Pasditen e 15 Janarit në Vlorë u ekzekutua Refit Toro i cili u qëllua me e 4 plumba pistolete teksa udhëtonte makinë.  Toro njihej si person me precedent kriminal dhe ekzekutimi tij sipas policisë është kryer për larje hesapesh mes bandave rivale.  Dy ditë më pas qyteti bregdetar do të tronditej sërish nga një vrasje tjetër. 22-vjeçari Armando Rrapaj, u godit disa herë me thikë, pas një konflikti me dy vëllezërit Klevis e Novrus Merko.

Me një bilanc edhe më të rëndë është janari i 2016, ku brenda muajit u ekzekutuan 7 persona. Më e bujshme është rrëmbimi dhe vrasja e Gazmend Çollakut në 7 Janar. Ai u gjet i masakruar në një afërsi të Fushë- Krujës. Për këtë ngjarje u arrestua Denis Shtraza dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ngjarje kriminale pati edhe në Sarandë, Kavajë e Shkodër.

Tv Klan