“Janë bërë bashkë dhe përçajnë”, vëllai akuzon motrën


“Janë bërë bashkë dhe përçajnë”, vëllai akuzon motrën

14:06 22/09/2020

Sot në emisionin Historia ime në Tv Klan do trajtohet një histori, e cila lidhet me raportet familjare. Jo rrallë herë ato ndërlikohen sidomos kur hyn prona në mes. Raportet prindër-fëmijë, por edhe raportet midis vetë fëmijëve mund të ndërlikohen e shpeshherë ndodh që anëtarët e familjes të shkëpusin raportet midis tyre.

Në studion e Historia ime ka ardhur një 47-vjeçar, i cili kërkon të drejtën e tij ligjore. Bëhet fjalë për një baba, i cili ka qenë dikur i martuar, nga martesa e parë ka një fëmijë një vajzë.

Ai është rimartuar dhe nga kjo martesë ka një fëmijë tjetër. Aktualisht jeton me bashkëshorten e dytë dhe fëmijën. Ai 4 vjet më parë ka zbuluar që prindërit e tij i kanë lënë motrës shtëpinë me të cilën ata në fakt jetojnë. 47-vjeçari rrëfen se nuk është vënë në dijeni për këtë gjë as nga e motra dhe as nga babai.

Ai prej vitesh jeton me qira dhe ka ardhur në studio të dijë nëse ligjërisht i takon pjesë nga shtëpia. Shtëpia për të cilën do të rrëfejë, është blerë në vitin 1998 kur 47-vjeçari ka qenë 20 vjeç.

47-vjeçari: Jam nga Fushë-Kruja, babi i shiti shtëpitë dhe me mua nuk u konsultua fare. I mori në Berat, po dhe në Berat kështu, i bëri veprimet pa më pyetur mua. Mora gruan e parë që kam dhe vajzën dhe dola më vete. Para se të dilja më vete i thashë që shtëpia është e imja, unë jam djali i vogël dhe mua më takon, tani qëndroni së bashku me motrën, nuk është fare problem i thashë, por para se të vdisni do merreni vesh me mua për punën e shtëpisë.

Më thanë mirë ashtu e bëjmë. Unë nuk kam marrë as një majë gjilpëre nga babi dhe nëna. Kam marrë vetëm rrobat e mia dhe një krevat portativ. Të dyja martesat që kam bërë, i kam bërë vetë. Unë jam me qira me gruan e dytë dhe fëmijën e vogël. Fëmijën e kam me problem, të sëmura nga dy këmbët e plus operacion nga mishi i huaj, e bëra dhe synet dhe ata nuk duan t’ja dinë fare.

Mirela Milori: Mesa kuptova keni një marrëdhënie të ftohtë?

47-vjeçari: Po sepse këto dy motrat janë bërë bashkë të dyja dhe i kanë përçarë me motra dhe vëllezër, t’i shesin shtëpitë dhe t’i marrë kjo e madhja. Jemi 4 motra dhe 2 vëllezër. Unë jam i vogli që jetoj në Berat.

Mirela Milori: Çfarë problemi ke me shtëpinë?

47-vjeçari: Kur e kisha fëmijën e sëmurë unë shkoja tek pleqtë, i shikoja pija e ndonjë kafe dhe merrja dhe fëmijën. Se si erdhi muhabeti ashtu dhe më thotë motra që ka pleqtë, shtëpitë janë të mijat, këtu komandoj unë tha dhe këtu do bëhet siç them unë.

I thashë moj motër çfarë po flet, si i paske marrë shtëpitë ti, nga i morë pa firmën time? Pleqtë ia kanë lënë me dokumente me të gjitha motrës. Prit po unë a kam pjesë? Nëse unë jam fëmija e tyre duhet të kem pjesë.

Mirela Milori: T’i ke kontribuar në këtë shtëpi?

47-vjeçari: Po kam kontrubuar, kam punuar në të zezë dhe të gjitha lekët i kam çuar në shtëpi. Po bëhen 3 vite që nuk flas me prindërit. Kam kontrubuar kam punuar për atë shtëpi.

Mirela Milori: Ti ke punuar fort për atë shtëpi dhe mendon se ke pjesë.

47-vjeçari: Po derisa u martova kam kontribuar.

Mirela Milori: Kur merrje rrogë e dorëzoje në shtëpi?

47-vjeçari: Po normal që e dorëzoja në shtëpi, nuk kisha ku ta çoja tjetër. /tvklan.al





Të ngjashme