Në zgjedhjet e 11 Majit një pjesë e kandidatëve për deputetë ishin në pjesën e mbyllur të listave. Pra mjaftonte vota për partinë dhe ata e sigurojnë vendin në parlament, gjithmonë duke pasur parasysh numrin e mandateve që subjekti fiton për qark.

Aktualisht, numërimi po shkon drejt përfundimit dhe kanë mbetur vetëm pak kuti pa u nxjerrë fletët e votimit.

Por në këtë artikull ne do të tregojmë, vetëm për qarqet ku ka mbaruar numërimi, emrat e të gjithë deputetëve që e kanë fituar karrigen në Kuvendin e Shqipërisë pasi kanë qenë pjesë e listave të mbyllura.

BERAT

Berati ka 7 mandate të cilat ndahen 5 për PS-në dhe 2 për PD-në. Nga lista e fiksuar kalojnë në parlament 2 emrat e parë në listat e partive.

Partia Socialiste: Ervin Demo dhe Enriketa Jaho

Partia Demokratike: Enno Bozdo dhe Zija Ismaili

DIBËR

Në qarkun e Dibrës luhej për 5 mandate dhe nga lista e fiksuar janë 2 kandidatë. PS ka fituar 3 në Dibër dhe PD-ja 2. Në këtë mënyrë mandat kanë siguruar për:

Partia Socialiste: Blendi Klosi dhe Alma Selami

Partia Demokratike: Xhelal Mziu dhe Denisa Vata

KORÇË

Në Qarkun e Korçës ka 10 mandate. Partitë nxjerrin nga listat e fiksuara 3 kandidatë. Ky qark ndahet 6 me 4 për Partinë Socialiste. Në këtë mënyrë, mandat kanë siguruar për:

Partia Socialiste: Niko Peleshi, Romina Kuko dhe Genti Lakollari

Partia Demokratike: Ivi Kaso, Ledina Alolli dhe Bledjon Nallbati

KUKËS

Qarku i Kukësit ka numrin më të ulët të mandateve për deputetë, vetëm 3. Aty ka fituar Partia Demokratike që merr 2 mandate dhe PS-ja që merr vetëm 1 mandat. Nga lista e fiksuar kalon vetëm 1 deputet. Në këtë mënyrë mandat kanë siguruar për:

Partia Demokratike: Flamur Hoxha

Partia Socialiste: Eduard Shalsi

LEZHË

Një tjetër qark që u ngjyros blu. Lezha numëron vetëm 7 mandate dhe nga lista e fiksuar kalojnë 2 deputetë. Në këtë qark PD fitoi 4 mandate dhe PS-ja, 3. Në parlament kanë kaluar:

Partia Demokratike: Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti

Partia Socialiste: Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj

VLORË

Vlora ka 12 mandate në total dhe nga lista e fiksuar kalojnë 4 kandidatë për deputetë. Partia Socialiste ka fituar 9 mandate aty, ndërsa Partia Demokratike 3 (Shifrat e përditësuara). Sipas të dhënave, në parlament do të futen për:

Partia Socialiste: Bledi Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili dhe Pirro Vengu

Partia Demokratike: Bujar Leskaj, Vangjel Dule dhe Ina Zhupa

Këto rezultate janë vetëm për pjesën e listave të mbyllura, ndërkohë që në këto qarqe po vijon numërimi për pjesën e listave të hapura. Për të parë rezultatet në kohë reale keni zgjedhje.tvklan.al

/tvklan.al