Drejtuesi i emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan, Saimir Kodra thotë se janë paguar para për të fshehur historinë e dhunës ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin “Stinët”.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kodra tregon dhe mesazhin ulëritës që i ka ardhur nga dikush që është në brendësi të ngjarjes.

Saimir Kodra: Nuk e ke idenë sa shumë raste kanë denoncuar pas transmetimit të rastit. 1 orë e 47 minuta, të gjithë fëmijët kanë dëgjuar se si nuk i jepet ndihma. Si mund ta lësh në një krevat që nuk i shtrin dot këmbët që është shumë më i gjatë se krevati? Ato nuk janë më shumë se 1 metër e pak. Më habit fakti se si prindër që janë në këtë kopsht nuk tregojë rastet e tjera.

Janë paguar para për të gjithë këtë histori. Dikush aty brenda më ka bërë mesazh ulëritës “a mund të hahen lekët për një frakturë të një fëmijë 3 vjeçar?”, domethënë që është brenda kësaj skene dhe kësaj historie.

Saimir Kodra shprehet se të gjithë historinë e deformoi shefi i Krimeve, Çako, për të cilin thotë se mund të bënte arrestimin në flagrancë të edukatores, gjë që nuk e bëri.

“Me shumë vonesë, por më mirë vonë se sa kurrë. Të gjithë historinë e deformoi Ilir Çako, shefi i Krimeve, i cili nuk e arrestoi në flagrancë edukatoren”, shprehet Saimir Kodra.

/tvklan.al