Shtatë mjekë të urgjencës qendrorë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë dhënë dorëheqjen. Shkak për këtë vendim janë bërë kushtet në të cilat mjekeve u duhet të punojnë në këtë repart.

Kushtet e punës për stafin mjekësor nuk plotësohen bazuar në kontratën Punëdhënës – Punëmarrës, thuhet në këtë shkrese që i është dërguar drejtorit të përgjithshëm të QSUT –së, Enkelejd Joti.

Me të është vënë në dijeni edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Një prej firmëtarëve të kësaj shkrese, mjek në sherbimin e urgjencës Petrit Vargu shpjegon se situata në sherbim ka dalë nga kontrrolli.

Mënjehëre pas publikimit të shkresës së dorëheqjes, drejtori Enkelejd Joti në prani të zëvendësministres së Shendetësisë Mira Rakacolli, ka shkuar në shërbimin e Urgjencës, për të biseduar me mjekët, të cilët  mësohet se i kanë rikonfirmuar të njëjtin qëndrim: Ata tërhiqen nga pozicioni i punës duke respektuar paralajmerimin sipas Kodit të punës, me 30 ditë përpara.

Pas këtij takimi zyra e shtypit pranë Ministrisë së Shendetësië ka percjelle për mediat deklaratën e shefit të urgjences, i cili nuk ishte një nga mjekët që njoftuan dorëheqjen se gjithçka është zgjidhur.

Asnjë prej mjekëve që kanë pranuar  dorëheqejen nuk ka dalë publikisht për të pohuar se janë tërhequr. Në mbështeje të mjekëve kanë shkuar edhe perfaqësues të Partisë Demokratike të cilët pas takimit me mjekët deklaruan se urgjenca është në kaos të plotë.

Kjo situatë vjen në një kohë kur në QSUT sapo është konfirmuar me konkurs drejtori Joti, i cili e drejton këtë qendër prej më shumë së 1 viti.

/Tv Klan