Të paktën 10 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e Tajfunit “Jebi”, që goditi Japoninë duke shkatërruar gjithçka i doli përpara. Këto pamje vijnë nga një parking publik, ku makinat janë përplasur me njëra tjetrën, disa prej tyre të përfshira nga flakët.

Fuqisë së erës që i arriti deri në 220 km/h nuk i shpëtoi as një anije me peshë 2 mijë ton që u përplas me një urë. Tajfuni ka paralizuar dy qytete të mëdha në perëndim të Japonisë, Kioton dhe Osakën. Më shumë se 800 fluturime dhe qindra udhëtime hekurudhore e detare janë anuluar.

Autoritetet vendase urdhëruan evakuimin e mbi 1.2 milionë qytetarëve që ishin në rrezen shkatërruese të stuhisë. Tajfuni “Jebi” është më i forti që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit.

Tv Klan